
Shërbimet që Ne Ofrojmë
Vaji i mbledhur në të gjitha pikat kryesore të serviseve automobilistike në bazë të marrëveshjeve kontraktuale arrihet nëpërmjet aparaturave më të sofistikuara në treg në grumbullimin e këtyre lëndëve ndotëse dhe kontribuon në një menaxhim të shkëlqyer ekologjik i cili mundëson një mjedis më të pastër.
Asetet dhe Infrastruktura
Shoqëria, për qëllimet e ushtrimit të aktivitetit të saj zotëron impiantin-instalim: ‘Stacion transferimi për mbetje të rrezikshme’, me vendndodhje në Fshatin Gjokaj, Vorë, Tiranë. Impianti përmban të gjithë infrastrukturën parësore dhe dytësore të nevojshme, e gjitha në nivelin më të mirë të mirëmbajtjes, gjendjes, sigurisë dhe funksionalitetit teknik, me infrastrukturë shërbimi dhe transportimi, me kapacitete mbajtëse dhe përpunimi të tilla që në çdo kohë t’i përgjigjen në mënyrë të plotë dhe efíkase nevojave të sektorit në fjalë të tregut shqiptar.
Flota e automjeteve në dispozicion të shoqërisë lehtëson mbledhjen dhe grumbullimin e lubrifikantëvë të ndryshëm në subjektet që kanë kontrata bashkëpunimi.


Impianti stokues
Impianti stokues, një aset tjetër, me një sipërfaqe ndërtimi prej 1 607 m2, ka një kapacitet depozitues prej 36 depozitash në seri (18 depozita me kapacitet 10 000 litra secila dhe 18 depozita me kapacitet 5 000 litra secila), si dhe 5 depozita stacionare (2 me kapacitet 500.000 litra dhe 3 me kapacitet 100.000 litra) shtrihet në një shesh me sipërfaqe të përgjithshme prej 5 000 m2. Planimetria dhe vend-ndodhja e impiantit, janë në harmoni të plotë me karakteristikat e zonës, ato industriale dhe urbanistike, me nevojat e qarkullimit urban, lëvizjes, transportit, sigurisë si dhe në veçanti me ato eko-ambientale ku zhvillimi dhe kryerja e aktiviteteve në rrugë miqësore me mjedisin marrin përparësi absolute.
