Për një vizion ku industria dhe ambienti nuk konfliktojnë.
GREEN WORLD sh.p.k
GREEN WORLD sh.p.k është një shoqëri e krijuar në përputhje me legjislacionin dhe dispozitat normative në Republikën e Shqipërisë, e cila vjen me synimin për t’ju përgjigjur nevojave më të fundit të tregut shqiptar në fushën e industrisë së trajtimit të vajrave të ezauruar. Kjo shoqëri ka lindur si rezultat i ndjeshmërisë dhe vetëdijes ndaj impaktit negativ dhe efekteve anësore të zhvillimit industrial përkundrejt ekologjisë dhe natyrës. Një nga vlerat më të mëdha dhe të rëndësishme të punës sonë, e cila është dhe risi në tregun shqiptar është menaxhimi dhe transportimi i të gjitha mbetjeve jashtë territorit të Shqipërisë. Ky menaxhim i mbetjeve është padyshim një nga arritjet më të rëndësishme tonat në mbrojtje të ekologjisë dhe natyrës së vendit tonë.
GREEN WORLD sh.p.k Një botë jeshile për të gjithë!
Përgjatë punës sonë kemi kuptuar se dëshira dhe vullneti ynë për të kontribuar në ekologji dhe natyrë nuk mjafton nëqoftëse nuk arrijmë bashkëpunime të frytshme me partnerë strategjikë në tregun automobilistik. Ndaj, jemi krenarë të themi se GREEN WORLD ka arritur mbi 1000 kontrata bashkëpunimi me kompani në fushën automobilistike për mbledhjen, trajtimin dhe përpunimin e vajit të djegur. Jemi prezent në të gjithë territorin e Shqipërisë për të bërë të mundur maksimizimin e objektivave tona duke përmendur edhe bashkëpunimet më dinjitoze me branded më të mira ndërkombëtare në tregun automobilistik siç janë:
- Mercedes Benz
- Kadiu sha
- Kastrati Group Shpk
- Auto France Al
- Agna Group Shpk
- Pepa Group Shpk
- Salillari
- Alesio 2014
- Mektrin Motors
- Bankers Petrolum
- Toyota
- MAN
- KURUM
Disa nga Klientët tanë:
This is a place to showcase the logos of some of your clients







